E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË LISTËS SË MALLRAVE E TEKNOLOGJIVE, ME PËRDORIM TË DYFISHTË, QË I NËNSHTROHEN KONTROLLIT SHTETËROR TË IMPORT-EKSPORTEVE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË LISTËS SË MALLRAVE E TEKNOLOGJIVE, ME PËRDORIM TË DYFISHTË, QË I NËNSHTROHEN KONTROLLIT SHTETËROR TË IMPORT-EKSPORTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9707, datë 5.4.2007, “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive, me përdorim të dyfishtë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së mallrave ushtarake dhe të listës së mallrave e teknologjive, me përdorim të dyfishtë, përkatësisht, sipas shtojcave nr.1 e nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat i nënshtrohen kontrollit shtetëror të import-eksporteve.

2. Ngarkohet Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA           


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›