V E N D I M PËR MIRATIMIN E STATUTIT TË QENDRËS KOMBËTARE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STATUTIT TË QENDRËS KOMBËTARE
TË LICENCIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 51, të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Licencimit, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.1702, datë 24.12.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Qendrës Kombëtare të Licencimit”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/06/2009