E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE ME ARSIM TË LARTË TË ADMINISTRATËS GJYQËSORE, TË GJYKATAVE TË SHKALLËS SË PARË DHE TË GJYKATAVE TË APELIT, SI DHE TË PUNONJËSVE ME ARSIM TË LARTË TË ADMINISTRATËS SË PROKU

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE ME ARSIM TË LARTË TË ADMINISTRATËS GJYQËSORE, TË GJYKATAVE TË SHKALLËS SË PARË DHE TË GJYKATAVE TË APELIT, SI DHE TË PUNONJËSVE ME ARSIM TË LARTË TË ADMINISTRATËS SË PROKURORIVE, PRANË GJYKATAVE TË SHKALLËS SË PARË DHE GJYKATAVE TË APELIT

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2 e 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen punonjësit me arsim të lartë të administratës gjyqësore, në gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit, si dhe punonjësit e administratës së prokurorive, pranë gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatave të apelit.

2.     Struktura dhe nivelet e pagave të punonjësve me arsim të lartë të administratës gjyqësore, në pozicionin nga “Specialist” deri në “Përgjegjës i shërbimeve mbështetëse”, në gjykatat e shkallës së parë dhe në gjykatat e apelit, si dhe të punonjësve me arsim të lartë të administratës së prokurorive, në pozicionet nga “Specialist” deri në “Kryetar dege”, pranë këtyre gjykatave, të jenë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3.     Paga e grupit (kolona 1, lidhja nr.1), “Diplomë e shkollës së lartë”, është 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

4.     Shtesa për vjetërsi në punë (kolona 2, lidhja nr.1), e cila llogaritet mbi pagën e grupit, jepet në masën 2 për qind, pas çdo viti pune, por jo më shumë se për 25 vjet.

5.     Shtesa për pozicion është sipas kolonës 4, të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6.     Kategorizimi për çdo pozicion pune përcaktohet në urdhrin e miratimit të strukturës dhe të organikës së çdo gjykate dhe çdo prokurorie.

7.     “Specialistët”, në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, që punojnë në pozicione, që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës gjyqësore e të administratës së prokurorive, pranë gjykatave, dhe që kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Miratimi i kësaj shtese do të bëhet rast pas rasti nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe nga Prokuroria e Përgjithshme, në përputhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

8.     Punonjësit, që nuk përmbushin kriterin e arsimit të lartë, kur vendi i punës e kërkon, do të trajtohen në pagë në përputhje me vendimin  e Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.

9.     Punonjësit e tjerë mbështetës, të administratës së gjykatave dhe të administratës së prokurorive, pranë gjykatave, që nuk përfshihen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këti vendimi, do të trajtohen në pagë, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.

10.   Efektet financiare për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e buxhetit të këtij viti, miratuar për rritjen e pagave.

11.   Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe Prokuroria e Përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.

12.   Vendimi nr.20, datë 14.1.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve të administratës gjyqësore, të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit”, si dhe dispozitat e tjera, që bien në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›