E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETET E VITIT 2009, MIRATUAR, PËRKATËSISHT, PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE DHE MINISTRINË E BRENDSHME, PËR FINANCIMIN E FESTIVALIT FOLKLORIK KOMBËTAR, GJIROKASTËR, 24-29 SHTATOR 2009

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETET E  VITIT 2009, MIRATUAR, PËRKATËSISHT, PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE DHE MINISTRINË E BRENDSHME, PËR FINANCIMIN E FESTIVALIT FOLKLORIK KOMBËTAR, GJIROKASTËR, 24-29 SHTATOR 2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, , me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

4.      Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi 46 162 800 (dyzet e gjashtë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë  e dy mijë e tetëqind) lekë, për zhvillimin e Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër, që do të zhvillohet në datat      24-29 shtator 2009, sipas preventivave  përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, sipas zërave  të mëposhtme:

a)      “Projekte kulturore”, 41 762 800 (dyzet e një milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e tetëqind) lekë, për financimin e festivalit;

b)     “Shërbime”, 4 000 000 (katër milionë) lekë, për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës;

c)     “Pajisje”, 400 000 (katërqind mijë) lekë, për blerje pajisjesh, për realizimin e këtij festivali.

5.      Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi 8 400 000 (tetë milionë e katërqind mijë) lekë, për financimin, në mënyrë të barabartë, të të gjitha qarqeve, që do të përgatisin grupet folklorike përfaqësuese, sipas preventivit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6.      Fondi i përgjithshëm financiar, 54 562 800 (pesëdhjetë e katër milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e tetëqind) lekë, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.

7.      Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N S T R I

 

SALI BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›