V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË DELVINË, TË QARKUT TË VLORËS
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, Që TRANSFEROHEN Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM Të BASHKISë DELVINë, Të QARKUT Të VLORëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve, 3 e 17, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ të bashkisë Delvinë, të qarkut të Vlorës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista e inventarit me 46 (dyzezetë e tetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi përfundon me numrin rendor 283(dyqind e tetëdhjetë e tre).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Delvinë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren Zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
16/12/2009