E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË PËRDORIMIT TË KULLOTAVE DHE LIVADHEVE PËR KULLOTJE DHE KOSITJE

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E TARIFAVE TË PËRDORIMIT TË KULLOTAVE DHE LIVADHEVE PËR KULLOTJE DHE KOSITJE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 15, pika 1, e 17, pika 5, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.      Miratimin e tarifave të përdorimit të kullotave dhe livadheve për kullotje dhe kositje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.      Ngarkohen  Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe organet e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

3.     Vendimi nr.887, datë 19.12.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave të përdorimit të kullotave dhe livadheve shtetërore për kullotje dhe kositje”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›