V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË HOLANDËS, PËR PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E OFICERIT NDËRLIDHËS
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË HOLANDËS, PËR PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E OFICERIT NDËRLIDHËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, me shkëmbim notash, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës, për privilegjet dhe imunitetet e oficerit ndërlidhës, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/05/2009