V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS BOTËRORE, NË KUADËR TË PROJEKTIT “GRANTI PHRD, PËR PËRGATITJEN E KOMUNITETIT TË ENERGJISË TË EVROPËS JUGLINDORE (ECSEE) ENER
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS BOTËRORE, NË KUADËR TË PROJEKTIT “GRANTI PHRD, PËR PËRGATITJEN E KOMUNITETIT TË ENERGJISË TË EVROPËS JUGLINDORE (ECSEE) ENERGJI APL- PROJEKTI PËR SHQIPËRINË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, në kuadër të projektit “Granti PHRD, për përgatitjen e komunitetit të energjisë të Evropës Juglindore (ECSEE) Energji APL - projekti për Shqipërinë.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA