E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MËNYRËN E TRAJTIMIT TË KOLEKSIONIT TË ARMËVE TË ZJARRIT TË ISH-FAMILJES MBRETËRORE

V E N D I M 

PËR 

MËNYRËN E TRAJTIMIT TË KOLEKSIONIT TË ARMËVE TË ZJARRIT TË ISH-FAMILJES MBRETËRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3 e 5, të ligjit nr.9063, datë 8.5.2003, “Për statusin e trashëgimtarëve të ish-familjes Mbretërore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Trashëgimtarët e familjes së Mbretit Zog kanë të drejtë të mbajnë, në mjediset e vendbanimit të përhershëm, koleksionin privat të armëve (të lehta) të zjarrit, por pa municion, sipas dispozitave ligjore në fuqi dhe rregullave, të përcaktuara në këtë vendim.

2.     Koleksioni і armëve të zjarrit, përpara se t’u dorëzohet të regjistrohet dhe më pas të mbahet, në vazhdimësi, і inventarizuar, në llogari të veçantë, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Elemente të këtij koleksioni, të cilësuara nga komisioni і përhershëm і objekteve të trashëgimisë kulturore si objekte të kësaj trashëgimie, të regjistrohen dhe pajisen me pasaportë, nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore.

3.     Ruajtja e koleksionit të armëve të bëhet në një magazinë të posaçme, e cila të sigurohet me roje të armatosura, me shërbim 24 orësh. Ky shërbim të sigurohet edhe në vendin e ekspozimit të armëve, për sa kohë ato mbahen të ekspozuara.

4.     Trashëgimtarët e ish-familjes Mbretërore, për ruajtjen dhe magazinimin e koleksionit, janë të detyruar të lidhin kontratë me një  shoqëri të ruajtjes dhe sigurisë fizike, të licencuar.

5.     Lëvizja e koleksionit të armëve, për arsye të ndryshme, jashtë mjediseve të ruajtjes së përhershme, të bëhet me leje të Policisë së Shtetit.

Ndërsa për lëvizjen e objekteve, të cilësuara si objekte të trashëgimisë kulturore, jashtë mjediseve të ruajtjes së përhershme, para lejes nga Policia e Shtetit duhet të merret leja nga ministri і Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

6.     Për parandalimin e cenimit të rëndë të rendit dhe të sigurisë publike apo në raste kur vërehet mosplotësimi і kushteve dhe і rregullave për ruajtjen dhe administrimin e sigurtë  të koleksionit,  Policia e Shtetit e merr koleksionin në ruajtje të përkohshme, deri në rregullimin e kushteve/të situatës.

7.     Struktura përkatëse e Policisë së Shtetit ka të drejtë të kontrollojë, në çdo kohë, respektimin dhe zbatimin e rregullave, të përcaktuara në këtë vendim dhe në aktet e tjera nënligjore, në fuqi.

8.     Ngarkohet ministri і Brendshëm të nxjerrë udhëzime, ku të përcaktohen rregullat, për t’і bërë të paefektshme për qitje armët e këtij koleksioni, dhe rregullat teknike, për dorëzimin e ruajtjen e tyre, në zbatim të këtij vendimi.

9.     Ngarkohet ministri і Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M І N І S T R І

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›