E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT BASHKIAK

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT BASHKIAK

TË UJËSJELLËS - KANALIZIMEVE

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të ndryshimit të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për financimin e projektit bashkiak të ujësjellës - kanalizimeve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


26/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›