E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE “GRABOV˔, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE “GRABOVË”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.  Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien  me koncesion të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim) të hidrocentraleve “Grabovë”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.  Miratimin e bonusit prej 3 për qind të pikëve për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “ENERGJI GRUP”, shpk.
 
3.  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Grabovë” të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.

4.  Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›