E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT DHE PËR PËRBËRJEN E KOMISIONIT QENDROR TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE JOBUJQËSORE

V E N D I M

PëR

MëNYRëN E ORGANIZIMIT E Të FUNKSIONIMIT DHE PëR PëRBëRJEN E KOMISIONIT QENDROR Të REGJISTRIMIT Të PëRGJITHSHëM Të NJëSIVE EKONOMIKE JOBUJQëSORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.10202, datë 17.12.2009, “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisioni Qendror i Regjistrimit të Njësive Ekonomike Jobujqësore kryesohet nga ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe ka në përbërje këta anëtarë:

a) Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

b) Ministrin e Financave;

c) Ministrin e Brendshëm;

ç) Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Statistikave;

d) Drejtorin e Drejtorisë së Statistikave Ekonomike, në INSTAT;

dh) Drejtorin e Drejtorisë së Llogarive Kombëtare, në INSTAT;

e) Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;

ë) Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve;

f) Dekanin e Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës;

g) Drejtorin e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, në Kryeministri.

2. Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore mblidhet çdo muaj. Mbledhjet e tij kryesohen nga kryetari i komisionit e, në mungesë të tij, nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Mbledhjet e këtij komisioni do të zhvillohen në mjediset e Kryeministrisë.

3. Në mbledhjet e komisionit, veç anëtarëve, marrin pjesë edhe specialistët e nevojshëm sipas specifikës së çështjes, që do të diskutohet, në përputhje me vendimin që është marrë, paraprakisht, nga Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore .

4. Rendi i ditës për mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore propozohet nga drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it. Thirrja e mbledhjeve kryhet me anë të një njoftimi, i cili duhet t’i transmetohet çdo anëtari të komisionit jo më vonë se 7(shtatë) ditë përpara ditës së përcaktuar në njoftimin për mbledhje. Në njoftim përcaktohen data, ora e mbledhjes dhe rendi i ditës. Njoftimi shoqërohet me materialet, që do të shqyrtohen në mbledhje, të përgatitura nga sekretariati i komisionit, pasi të jetë marrë, paraprakisht, miratimi nga kryetari i këtij komisioni.

5. Mbledhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore e deklaron të hapur kryetari i komisionit, pasi ka verifikuar nëse në mbledhje marrin pjesë mbi 50% e anëtarëve. Për të gjitha çështjet, që diskutohen në mbledhje, vendoset me votim me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm.

6. Për çdo mbledhje të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore mbahet procesverbal, i cili zbardhet nga sekretariati i Komisionit brenda pesë diteve nga data e mbledhjes. Në procesverbal përcaktohen, ndërmjet të tjerave,:

· numri dhe tematika e mbledhjes;

· data, koha e fillimit dhe mbylljes së mbledhjes;

· emri i drejtuesit dhe i sekretarit të mbledhjes;

· emrat e anëtarëve të pranishëm;

· rendi i ditës;

· rezultatet e votimit.

7. Detyrat dhe kompetencat e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore janë të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.10202, datë 17.12.2009.

8. INSTAT-i ngarkohet me detyrën e sekretariatit të komisionit dhe ka këto detyra:

- Njoftimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, për mbledhjen e radhës;

- Mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes;

- Përgatitjen e dokumentacionit bazë të mbledhjes;

- Përgatitjen dhe dërgimin kryetarit të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore të dokumentacionit për mbledhjet e këtij komisioni;

- Njoftimin e shpërndarjen e rendit të ditës, të projektakteve që do të shqyrtohen dhe të dokumentacionit, për mbledhjen e radhës, anëtarëve, brenda dy ditëve nga data e nënshkrimit nga kryetari;

- Mbajtjen e kopjeve të dokumentacionit, që do të shqyrtohet në mbledhje, dhe vendosjen e tij në dispozicion të anëtarëve;

- Përgatitjen e projektit të procesverbalit, të projektvendimeve të marra në mbledhje dhe ndjekjen e procedurave të miratimit e të arkivimit të tij;

- Përgatitjen e vendimeve që do të merren, në përputhje me rendin e ditës, të cilat ia bashkëngjit procesverbalit, të nënshkruar nga anëtarët.

9. Ngarkohen ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe INSTAT- i për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


17/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›