V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË LETONISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT, KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRA
V E N D I M
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR RATIFIKIMIN E MARRëVESHJES, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së LETONISë, PëR BASHKëPUNIMIN Në LUFTëN KUNDëR TERRORIZMIT, KRIMIT Të ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT Të PALIGJSHëM Të DROGAVE NARKOTIKE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE PREKURSORëVE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Letonisë, për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/03/2010