E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR shpronËsimin, pËr interes publik, TË PRONARËVE tË pasuriVe TË paluajtshme, pronË private, QË PREKEN SI REZULTAT I NDËRTIMIT TË segmentit rrugor “himarË E vjetËr – potam”

V E N D I M

PëR

shpronësimin, për interes publik, Të PRONARëVE të pasuriVe Të paluajtshme, pronë private, Që PREKEN SI REZULTAT I NDëRTIMIT Të segmentit rrugor “himarë E vjetër – potam”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë.22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken si rezultat i ndërtimit të segmentit rrugor “Himarë e Vjetër - Potam”.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen 1 286 ( një mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë) m2, tokë truall, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 4 115 200 (katër milionë e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e dyqind) lekë.

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 200 000 (dyqind mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 4 115 200 ( katër milionë e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e dyqind ) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.

6. Shpronësimi të fillojë më 30.3.2010 dhe të përfundojë më 30.6.2010.

7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


17/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›