E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E TARIFAVE TË TRANSPORTIT QYTETAS TË UDHËTARËVE, TË MIRATUARA ME VENDIMIN NR.146, DATË 26.2.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

V E N D I M

PËR

NDRYSHIMIN E TARIFAVE TË TRANSPORTIT QYTETAS TË UDHËTARËVE, TË MIRATUARA ME VENDIMIN NR.146, DATË 26.2.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 4 e 5, të ligjit nr.7581, datë 7.7.1992, "Për çmimet dhe tarifat", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shkronja “a”, e pikës 1, të  vendimit nr.146, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Tarifat e transportit qytetas të udhëtarëve, me autobus, në linjat me largësi deri në 9 km, janë:
i) Për një udhëtim vajtje ose kthim                             30 (tridhjetë) lekë;
ii) Për biletë pajtimi mujor, për një  linjë,                 900 (nëntëqind) lekë;
iii) Për biletë pajtimi mujor, të përgjithshëm,     1 200 (një mijë e dyqind) lekë;
iv) Për biletë pajtimi mujor, të përgjithshëm,
për nxënësit dhe studentët, për të gjitha
linjat, brenda qytetit,                                         600 (gjashtëqind) lekë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I
 SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›