Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë Leier-Leitl
Kryeministri Berisha priti sot përfaqësuesit e kompanisë Leier-Leitl. Aksionerët e saj prezantuan projektin për ndërtimin e një fabrike tullash në bashkinë Vorë. Investimi me një vlerë 20 milionë euro pritet të ketë një kontribut të rëndësishëm në punësimin dhe zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Kryeministri Berisha falënderoi kompaninë Leier për projektin e investimeve në Shqipëri dhe i garantoi aksionerët e saj për përshpejtimin e procedurave për të mundësuar zbatimin në terren të këtij projekti.