E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveritë vendore të adaptohen me standardin e qeverisjes qëndrore

Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Planifikimit të Strategjive, Kryeministri Berisha kërkoi nga qeveritë vendore që të rishikojnë organikën e tyre, pasi në disa raste ajo është e mbingarkuar. Kryeministri Berisha i ftoi qeveritarët vendorë që, në respekt të plotë të votës së sovranit, i cili ka votuar për qeveri të vogël, të adaptohen me standardin qendror të qeverisjes.

“Qeveritë vendore, dyfishimit dhe trefishimit të fondeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, kopshte, sistemime, etj., për fatin më të keq i janë përgjigjur me dyfishimin e numrit të punonjësve. Sot, këto qeveri vendore konsumojnë 35 për qind të fondeve të tyre si fond pagash”, u shpreh Kryeministri Berisha, duke shtuar se “nuk mund të ketë më shumë se 20 për qind të buxhetit shpenzime për rrogat”

Më tej, Kryeministri u shpreh se “komuna ndër më të mëdhatë e vendit kanë nga 20 dhe 21 punonjës, ndërsa komuna të tjera janë me nga 102 dhe nga 150 punonjës. Një bashki e kategorisë së parë ka shumë më pak punonjës sesa një tjetër bashki që mezi cilësohet e kategorisë së parë. Ajo që është jashtëzakonisht e papranueshme është fakti se bashkia e Tiranës ka të punësuar 14 herë më shumë se sa në bashkinë e Durrësit, ka rreth 3200 punonjës”, u shpreh Kryeministri Berisha.


26/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›