E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.646, DATË 30.9.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIT”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.646, DATË 30.9.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 2, të ligjit nr.8766, datë 5.4.2001, “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”,  me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në vendimin nr.646,  datë 30.9.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen ky ndryshim dhe kjo shtesë:

1.      Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3.  Numri limit i punonjësve të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, në qarqe, të jetë, gjithsej, 739 veta.”.

2.       Në lidhjen nr.3, të përmendur në pikën 2, në sektorin e PMNZSH-së, së qarkut Kukës, të shtohet stacioni i policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, në tunelin Thirrë-Kalimash, me këtë përbërje:

“Stacioni i policisë i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, në tunelin Thirrë-Kalimash

- Shefi i PMNZSH-së, për objektin, oficer,                            1 (një);

-  Komandant stacioni, oficer,                                                 1 (një);

-  Komandant turni,  polic,                                                                        4 (katër);

-  Shofer zjarrfikës, polic,                                                                         17 (shtatëmbëdhjetë);

-  Zjarrfikës/shpëtues, polic,                                                                    27 (njëzet e shtatë).”.

3.       Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e  këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


22/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›