Presidenti Topi pret Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë britanike kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, Bill Hjuxhs.

14 korrik 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë (SOCA) të Mbretërisë së Bashkuar, Bill Hjuxhs, i cili gjatë kësaj vizite pune në Tiranë shoqërohej nga një delegacion zyrtar. Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mekiluam si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Pasi u uroi mirëseardhjen, Kreu i shtetit bëri një përshkrim të reformave të ndërmarra në vendin tonë si ajo zgjedhore dhe reforma në drejtësi, me qëllim përmbushjen e standardeve integruese duke vënë në dukje edhe reformat e transformin e forcave të policisë shqiptare, “të cilat luajtën dhe përmbushën me shumë profesionalizëm dhe efektshmëri rolin e tyre ligjor e të paanshëm gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare të 28 qershorit 2009”.
Presidenti Topi vlerësoi me këtë rast përkrahjen e gjithanshme dhe bashkëpunimin shumë të mirë me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, duke nënvizuar se “pas anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë, në NATO”, shkëmbimi i përvojës pozitive mes strukturave të policisë dhe atyre të sigurisë, marrja dhe administrimi i informacioneve, kontrolli i kufijve dhe lufta kundër trafiqeve të paligjshme marrin një rëndësi të veçantë strategjike.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë (SOCA) të Mbretërisë së Bashkuar, Bill Hjuxhs vlerësoi arritjet e shënuar në Shqipëri përsa u përket luftës së suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformës në drejtësi, ndërtimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, duke theksuar “bashkëpunimin e frutshëm dhe serioz mes dy vendeve tona dhe institucioneve përkatëse të sigurisë dhe të rendit” dhe duke e cilësuar atë “një shembull pozitiv për t’u përhapur në mbarë rajonin ballkanik”. Në këtë drejtim u nënvizua rëndësia e projektit të binjakëzimit mes forcave homologe të policisë të dy vendeve “mike dhe aleate” siç e theksoi edhe Presidenti Topi.