E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1269, DATË 17.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PËRBËRJEN, MËNYRËN E FUNKSIONIMIT DHE DETYRAT E PËRGJEGJËSITË E STRUKTURAVE SHTETËRORE", TË NGARKUARA PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1269, DATË 17.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PËRBËRJEN, MËNYRËN E FUNKSIONIMIT DHE DETYRAT E PËRGJEGJËSITË E STRUKTURAVE SHTETËRORE", TË NGARKUARA PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, te ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Në vendimin nr.1269, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, emërtimi “zëvendëkryeministri”, zëvendësohet me  “ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K RY E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


14/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›