E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.891, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E NJË SIPËRFAQEJE, PRONË SHTETËRORE, NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK DHE VËNIEN E SAJ NË DISPOZICION TË AGJENCISË SË KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRO

V E N D I M 

PËR 

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.891, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E NJË SIPËRFAQEJE, PRONË SHTETËRORE, NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK DHE VËNIEN E SAJ NË DISPOZICION TË AGJENCISË SË KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE”

 

 

Në mbështetje  të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave  Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.      Shfuqizimin e vendimit nr.891, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin e një sipërfaqeje, pronë shtetërore, në fondin e kompensimit fizik dhe vënien e saj në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.

2.     Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, bashkia Tiranë dhe Zyra Qendrore e Regjistrimti të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


14/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›