V E N D I M PËR KALIMIN E PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
V E N D I M
PËR
KALIMIN E PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin , urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:
a) qarkun e Tiranës, 3 171 (tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 003 463,07 (një milion e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tre presje zero shtatë) m2 ;
b) qarkun e Durrësit, 520 (pesëqind e njëzet) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 195 788 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë) m2 ;
c) qarkun e Shkodrës, 96 (nëntëdhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 32 905,08 (tridhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesë presje zero tetë) m2 ;
ç) qarkun e Lezhës, 268 (dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 65 707,07 (gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e shtatë presje zero shtatë) m2 ;
d) qarkun e Beratit, 194 (njëqind e nëntëdhjetë e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 64 221,60 (gjashtëdhjetë e katër mijë e dyqind e njëzet e një presje gjashtëdhjetë) m2 ;
dh) qarkun e Fierit, 326 (treqind e njëzet e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 88 342,53 (tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e dy presje pesëdhjetë e tre) m2 ;
e) qarkun e Dibrës, 59 (pesëdhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 21 063,50 (njëzet e një mijë e gjashtëdhjetë e tre presje pesëdhjetë) m2 ;
ë) qarkun e Elbasanit, 215 (dyqind e pesëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 40 677,90 (dyzet mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë presje nëntëdhjetë) m2 ;
f) qarkun e Gjirokastrës, 48 (dyzet e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 639,30 (katër mijë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë presje tridhjetë) m2 ;
g) qarkun e Korçës, 7 (shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 119,12 (një mijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë presje dymbëdhjetë) m2 .
gj) qarkun e Vlorës, 236 (dyqind e tridhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 87 666 (tetëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) m2 .
h) qarkun e Kukësit, 2 (dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 258,67 (dyqind e pesëdhjetë e tetë presje gjashtëdhjetë e shtatë) m2 .
2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimore Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/10/2009