V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.167, DATË 29.3.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJIT NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR, DHE TË LIGJIT NR.7870, DA
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.167, DATË 29.3.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJIT NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, DHE TË LIGJIT NR.7870, DATË 13.10.1994, “PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 90, paragrafi i dytë, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Pika 6, e kapitullit III, “Llojet, shuma dhe shpërndarja e kontributeve”, të vendimit nr.167, datë 29.3.2006, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi, që banojnë në rrethet: Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 7 800 (shtatë mijë e tetëqind) lekë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I