V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E KOEFICIENTËVE TË INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSIMIT VJETOR, INDIVIDUAL, PËR LLOGARITJEN FILLESTARE TË PENSIONEVE
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KOEFICIENTËVE TË INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSIMIT VJER, INDIVIDUAL, PËR LLOGARITJEN FILLESTARE TË PENSIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 32 e 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1 Koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve, sipas viteve, të jenë, si më poshtë vijon:
Për vitin 2006 1.00;
Për vitin 2005 1.02;
Për vitin 2004 1.12;
Për vitin 2003 1.10;
Për vitin 2002 1.09;
Për vitin 2001 1.14;
Për vitin 2000 1.07;
Për vitin 1999 1.09;
Për vitin 1998 1.05;
Për vitin 1997 1.22;
Për vitin 1996 1.09;
Për vitin 1995 1.37;
Për vitin 1994 1.32.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, janë vetëm për pensionet, që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2007, dhe përballohen nga buxheti i vitit 2007, miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
3. Vendimi nr.400, datë 21.6.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e koeficientëve të indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2007.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA