V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.498, DATË 1.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË FAMILJARËVE, TË AKOMODUAR NË SHTËPINË E PUS
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.498, DATË 1.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË FAMILJARËVE, TË AKOMODUAR NË SHTËPINË E PUSHIMIT, DURRËS, PËR SHKAK TË AKSIDENTIT TEKNOLOGJIK TË DATËS 15 MARS 2008, NË FSHATIN GËRDEC, BASHKIA VORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 32, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 3, e vendimit nr.498, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Periudha e trajtimit të familjarëve, të sistemuar në Shtëpinë e Pushimit, Durrës, shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme, për shkak të këtij aksidenti, do të jetë deri më 16.6.2008.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA