E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.818, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATI

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.818, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

15. Ndryshimin e përmasave të disa pronave në inventarin e pronave të paluajtshme shtetërore, të miratuara me vendimin nr.818, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në degën e tatimeve, Shkodër, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista me 2 (dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 6 (gjashtë).

16. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›