E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR MARRJEN PJESË NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË SHËRBIMEVE SAN

V E N D I M 

PER 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR MARRJEN PJESË NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË SHËRBIMEVE SANITARE, NË ORIKUM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare, në Orikum, për një shumë prej 8 614 000 (tetë milionë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë mijë) dinarësh islamikë (ID).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


22/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›