E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË PËRDORIM ME EFEKTIVITET TË FONDEVE PËR INVESTIME

V E N D I M 

PËR 

NJË PËRDORIM ME EFEKTIVITET TË FONDEVE PËR INVESTIME

 

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Mosfillimin e procedurave të prokurimit, për fondet e investimeve, të miratuara me ligjin nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të paprokuruara deri më 3.8.2009. Investime të paprokuruara janë investimet, për të cilat deri më 3.8.2009, nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janë shpallur ose rishpallur procedurat e prokurimit.

2.     Bëjnë përjashtim nga kufizimet e pikës 1, të këtij vendimi, investimet e miratuara për bashkëfinancime, për kosto vendore, TVSH, shpronësime për interesa publike dhe për infrastrukturën vendore, të financuara me grante konkurruese ose me të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore.

3.     Zhbllokimi i fondeve, për investime, për të cilat do të shpallen procedurat e prokurimit pas datës 3.8.2009, lejohet  vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


22/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›