E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E DREJTËSISË, PËR QENDRËN E PUBLIKIMEVE ZYRTARE

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E DREJTËSISË, PËR QENDRËN E PUBLIKIMEVE ZYRTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet, për Qendrën e Publikimeve Zyrtare, për shpenzime korente, fondi prej  10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh,  në nënndarjen “Artikulli 602, “Mallra e shërbime””.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të  Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›