V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.412, DATË 15.9.1992, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË POSAÇËM, PËR DHËNIEN E LICENCAVE PROFESIONALE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.412, DATË 15.9.1992, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË POSAÇËM, PËR DHËNIEN E LICENCAVE PROFESIONALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Paragrafi i fundit, i pikës 1, të vendimit nr.412, datë 15.9.1992, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA