V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E FËMIJËS KLEVIA BISHA, NË TURQI
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E FËMIJËS KLEVIA BISHA, NË TURQI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», të ndryshuar, dhe tё ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2008, zёri «Shpenzime operative », t’i shtohet fondi 587 000 (pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë) lekë, pёr mbulimin e pjesshёm tё shpenzimeve pёr kurimin e fëmijës Klevia Bisha, në spitalin « Erdem », në Turqi.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Pagesa të bëhet pas paraqitjes sё faturave origjinale.
4. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA