E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR RIBURSIMIN E AKZICËS SË PAGUAR PËR GAZOILIN E PËRDORUR PËR PESHKIM

V E N D I M 

PËR 

RIBURSIMIN E AKZICËS SË PAGUAR PËR GAZOILIN E PËRDORUR PËR PESHKIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 19, të ligjit nr.8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.        Rimbursimin e akcizës së karburantit të përdorur për anijet e peshkimit.

2.        Furnizimi me karburant і anijeve të peshkimit të bëhet vetëm nga persona juridikë, të pajisur me lejet përkatëse, në përputhje me ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

3.        Rimbursimi і akcizës së karburantit u bëhet vetëm subjekteve, juridikë dhe fizikë, të peshkimit, të cilët:

a)        janë të regjistruar në organet tatimore dhe e shesin prodhimin e tyre, të shoqëruar me faturë tatimore me TVSH.

b)       janë të pajisur me licencë peshkimi.

c)        paraqesin listëpagesat e sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarit, shqiptarë dhe të huaj.

4.        Vlera e karburantit, akciza e të cilit do të rimbursohet, nuk mund të jetë më e madhe se 80 për qind e vlerës së peshkut të shitur, me faturë tatimore me TVSH.

5.        Rimbursimi і akcizës bazohet në sasinë e gazoilit të konsumuar në orë, sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e përbashkët, në zbatim të këtij vendimi, dhe në kohën faktike të qëndrimit në det të anijes, të kontrolluar në bazën e nisjes dhe të mbërritjes, të konfirmuar nga agjenti tatimor.

6.        Organi tatimor, ku është і regjistruar subjekti і peshkimit, pasi verifikon rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës, kryen rimbursimin e akcizës drejtpërdrejt subjekteve të peshkimit.

7.        Për rimbursimin e akcizës së paguar përdoret fondi “Për rimbursimin e peshkimit”, і cili, në zbatim të këtij vendimi, krijohet pranë Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

8.        Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave çel, për organin tatimor, ku janë të regjistruar subjektet e peshkimit, çdo muaj, fondet për rimbursimin e akcizës së karburantit, të përdorur për anijet e peshkimit.

9.        Në rastet e përfitimit të rimbursimit të akcizës ose të konstatimit të përpjekjeve për të përfituar rimbursim, në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në këtë vendim, subjekti humbet të drejtën e përfitimit nga skema për 3 (tri) vjet.

10.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të nxjerrin në zbatim të këtij vendimi,  udhëzimin e përbashkët, і cili duhet të përcaktojë:

a)        procedurën, mënyrën dhe dokumentacionin e  nevojshëm, që duhet të paraqesë subjekti në mënyrë që për furnizimin me karburant të ketë dijeni Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe, më pas, të mund të bëhet rimbursimi.

b)       numrin minimal të punonjësve, që duhet të përfshihen në listëpagesat e sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, të çdo subjekti, në varësi të karakteristikave specifike të llojit të mjetit lundrues dhe të procedurës së peshkimit.

c)        normativat, teknike dhe teknologjike, të konsumit të karburantit për anijet e peshkimit, që do të përdoren për llogaritjen e sasisë mesatare së gazoilit të konsumuar për orë.

11.     Vendimi nr.495, datë 18.7.2003, і Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kushteve, të personave dhe sasisë së nevojshme të karburantit për përdorim nga anijet e peshkimit”, і ndryshuar, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M І N І S T R І

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›