E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E ZNJ. ERMIRA SPAHIU, NË ITALI

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E ZNJ. ERMIRA SPAHIU, NË ITALI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», të ndryshuar, dhe tё ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2008, nё  zёri «Shpenzime operative », t’i shtohet fondi 3 900 000 (tre milionё e nëntëqind mijë) lekë, pёr përballimin e pjesshёm tё shpenzimeve pёr kurimin  e znj.Ermira Spahiu, në Institutin Ortopedik Rizzoli, në Bologna, Itali.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.     Pagesa të bëhet kundrejt paraqitjes sё faturave origjinale të institucionit shëndetësor.

4.     Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›