V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z.FADIL MEHMETAJ, NË GJERMANI
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PëR MINISTRINë E SHëNDETëSISë, PëR MBULIMIN E PJESSHëM Të SHPENZIMEVE Të KURIMIT Të Z.FADIL MEHMETAJ, Në GJERMANI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.1.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi 5 000 000 (pesë milionë)lekë, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të z.Fadil Mehmetaj, në Gjermani.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Pagesat të bëhen kundrejt paraqitjes së faturave origjinale të institucionit shëndetësor të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/12/2009