V E N D I M PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT TË SIPËRFAQES SË TRUALLIT TË PARKUT RINIA, TIRANË
V E N D I M
PëR
KALIMIN Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI MINISTRISë Së PUNëVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT Të SIPëRFAQES Së TRUALLIT Të PARKUT RINIA, TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13 të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, të pronës së paluajtshme shtetërore, “Lulishte Parku Rinia”, me numër pasurie 7/187, numër kadastral 8380, PQ-11, me numër rendor 619, në listën bashkëlidhur vendimit nr.834, datë 13.12.2006, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së pjesshme të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të bashkisë Tiranë, të Qarkut të Tiranës”.
2. Prona e paluajtshme shtetërore, “Lulishte Parku Rinia”, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të bashkisë Tiranë, të Qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.834, datë 13.12.2006, të Këshillit të Ministrave.3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ministri i Drejtësisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/12/2009