V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BYTYÇ, TË QARKUT TË KUKËSIT
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME SHTETëRORE Në KOMUNëN BYTYç, Të QARKUT Të KUKëSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrative, të komunës Bytyç, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 863 (tetëqind e gjashtëdhjetë e tre).
2.Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA11/12/2009