E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË NJË SPOTI PUBLICITAR PËR INFORMIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË NË KUADËR TË PROCESIT TË LIBERALIZIMIT TË VIZAVE

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E BRENDSHME, Në FUNKSION Të REALIZIMIT Të NJë SPOTI PUBLICITAR PëR INFORMIMIN E SHTETASVE SHQIPTARë Në KUADëR Të PROCESIT Të LIBERALIZIMIT Të VIZAVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, për programin “Policia e Shtetit”, t’i shtohet një fond në shumën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të realizimit të një spoti publicitar për informimin e shtetasve shqiptarë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


20/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›