E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E DREJTËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË QIRASË SË ZYRAVE TË MISIONIT EURALIUS

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E DREJTëSISë, PëR MBULIMIN E SHPENZIMEVE Të QIRASë Së ZYRAVE Të MISIONIT EURALIUS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të neneve 3.1 dhe 5, të shtojcës së marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane “Për programin vjetor të veprimit CARDS 2006 për Shqipërinë”, e ratifikuar me ligjin nr.9671, datë 29.12.2006, dhe të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 2 334 004 (dy milionë e treqind e tridhjetë e katër mijë e katër), lekësh për pagesën e qirasë së zyrave të misionit EURALIUS, në zbatim të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane “Për programin vjetor të veprimit CARDS 2006 për Shqipërinë”.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


10/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›