V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 1, DATË 7.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAJISJEN, PËR HERË TË PARË, ME LETËRNJOFTIM TË SHTETASVE SHQIPTARË DHE PËR PËRCAKTIMIN E AFATEVE E TË MASAVE SHTRËNGUESE PËR ATA, QË NUK APLIKOJNË BRENDA KË
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 1, DATË 7.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAJISJEN, PËR HERË TË PARË, ME LETËRNJOFTIM TË SHTETASVE SHQIPTARË DHE PËR PËRCAKTIMIN E AFATEVE E TË MASAVE SHTRËNGUESE PËR ATA, QË NUK APLIKOJNË BRENDA KËTYRE AFATEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 179, të ligjit nr.l0 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të neneve 1 e 3, pika 2, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë”, dhe të ligjit nr.9972, datë 28.7.2008, “Për ratifikimin e kontratës koncesionare, për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe grupimit të SAGEM Securite e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.1, datë 7.1.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen, për herë të parë, me letërnjoftim të shtetasve shqiptarë dhe për përcaktimin e afateve e të masave shtrënguese, për ata që nuk aplikojnë brenda këtyre afateve”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 4, afati “15 prill 2009” bëhet “30 prill 2009”.
b) Në pikën 4/1, afati “1 prill 2009” bëhet “1 korrik 2009”.
2. Vendimi nr.332, datë 1.4.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.1, datë 7.1.2009, “Për pajisjen, për herë të parë, me letërnjoftim të shtetasve shqiptarë dhe për përcaktimin e afateve e të masave shtrënguese për ata, që nuk aplikojnë brenda këtyre afateve””, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/04/2009