E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 500, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELIT TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË AVOKATIT TË POPULLIT”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 500, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË  NIVELIT TË PAGAVE  TË PUNONJËSVE TË AVOKATIT TË POPULLIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, nenit 18, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Në vendimin nr. 500, datë 18.7.2003, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a)   Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 1, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

b) Në pikën 2, vlera “11 000 lekë”  zëvendësohet me “12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e politikës së pagave, të miratuar për vitin 2009.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren  zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI   BERISHA


27/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›