E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 901, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/ NËPUNËSVE, NËPUNËSVE TË KABINETEVE DHE PUNONJËSVE MBËSHTETËS NË ADMINISTRATËN E DIS

V E N D I M

PËR

 

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 901, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/ NËPUNËSVE, NËPUNËSVE TË KABINETEVE DHE PUNONJËSVE MBËSHTETËS NË ADMINISTRATËN E DISA INSTITUCIONEVE TË PAVARURA”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, nenit 18, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr. 8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura  kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.l2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave:

VENDOSI:

1.  Në vendimin nr. 901, datë 19.12.2007, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Lidhja nr. 1, që përmendet në pikën 2, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.  

b) Në pikën 3, vlera “11 000 lekë”, zëvendësohet me  “12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë”.  

c)  Lidhja nr. 2, që përmendet në pikën 8, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.  

ç)  Shkronja “c”, e pikës 9,  ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c. Paga e pozicionit “Sekretar i titullarit”, “Sekretar i organit kolegjial drejtues” është 53 000 (pesëdhjetë e tre mijë) lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë për pozicionin “Sekretar i titullarit”, “Sekretar i organit kolegjial drejtues” jepet në masën      2 për qind pas çdo viti pune, deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 12 000 (dymbëdhjetë  mijë) lekë.”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e politikës së pagave, miratuar për vitin 2009.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.   

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI   BERISHA


27/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›