E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.15, DATË 14.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPENSIMIN E PAGESËS PËR PAJISJEN ME LETËRNJOFTIM TË SHTETASVE NË NEVOJ˔

V E N D I M 

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.15, DATË 14.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPENSIMIN E PAGESËS PËR PAJISJEN ME LETËRNJOFTIM TË SHTETASVE NË NEVOJË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Pas pikës 1, të vendimit nr.15, datë 14.1.2009, të Këshillit të Ministrave,  shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje :

“1.1. Shtetasve, që nuk disponojnë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit, do t’u kompensohet pagesa për pajisjen me letërnjoftim në shumën, si më poshtë vijon:

a)     Në masën 900 (nëntëqind) lekë:

i.      të gjithë pensionistëve, që kanë pensione minimale, në qytet, dhe të gjithë pensionistëve, në fshat, të cilët kanë aplikuar deri më tani apo do të aplikojnë deri më 1 maj 2009.

ii.     të gjithë personave, që vuajnë dënimin, në kushtet e paraburgimit ose të burgimit.

b)     Në masën 1 000 (një mijë) lekë:

i.      të gjithë studentëve;

ii.     të gjithë atyreve, që përfitojnë ndihmë ekonomike, për shkak të papunësisë;

iii.    të gjithë atyreve, që, deri më 28 qershor 2009, mbushin 18 vjeç dhe votojnë për herë të parë;

me kusht që të kenë aplikuar deri më tani apo që do të aplikojnë deri më 1 maj 2009.

      c)  Për të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe për personat e verbër, masa e kompensimit është në vlerën e plotë të letërnjoftimit.”.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


01/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›