V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË SHITJES SË 76 PËR QIND TË AKSIONEVE TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES (OSSH), SHA-SË, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SË REPUBLIKËS SË SHQI
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË SHITJES SË 76 PËR QIND TË AKSIONEVE TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES (OSSH), SHA-SË, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE “ÇEZ”, A.S-SË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83 e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 6, të ligjit nr.9889, datë 20.3.2008, “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes””, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sha-së, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, së Republikës së Shqipërisë, dhe “ÇEZ”, A.S-së”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/04/2009