E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M Për DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1, DATË 7.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAJISJEN, PËR HERË TË PARË, ME LETËRNJOFTIM, TË SHTETASVE SHQIPTARË DHE PËR PËRCAKTIMIN E AFATEVE E TË MASAVE SHTRËNGUESE, PËR ATA, QË NUK AP

V E N D I M 

Për 

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1,  DATË 7.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAJISJEN, PËR HERË TË PARË, ME LETËRNJOFTIM, TË SHTETASVE SHQIPTARË DHE PËR PËRCAKTIMIN E AFATEVE E TË MASAVE SHTRËNGUESE, PËR ATA, QË NUK APLIKOJNË BRENDA KËTYRE AFATEVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës,  të nenit 179, të ligjit nr.10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të neneve 1 e 3, pika 2, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë”, dhe të ligjit nr.9972, datë 28.7.2008, “Për ratifikimin e kontratës koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe grupimit të SAGEM Securite e Fondit shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve”,  me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në vendimin nr.1, datë 7.1.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1.      Në pikën 4, afati “15 prill 2009” bëhet “15 maj 2009”.

2.     Pika 4/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4/1.  Procedura e aplikimit për shtetasit e tjerë, të cilët disponojnë pasaportë, fillon në datën 1 maj 2009. Bëjnë përjashtim nga ky rregull shtetasit, që kanë aplikuar përpara datës 31 janar 2009, për të cilët pajisja do të vazhdojë rregullisht.

a)      Nga data 1 prill 2009 deri më 1 maj 2009, shtetasit, që disponojnë pasaportë, nuk do të lejohen të aplikojnë për pajisjen me letërnjoftim.

b)     Në njësitë e qeverisjes vendore, ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit për pajisjen me letërnjoftim, procedura e aplikimit për shtetasit, që disponojnë pasaportë, do të fillojë më 1 qershor 2009.”.

3.      Pas pikës 7 shtohet pika 7/1, me këtë përmbajtje:

“7/1.  Nëse nga grupet e monitorimit vërehen, gjatë aplikimit, shkelje të afateve e të procedurave, të parashikuara në këtë vendim, nga punonjësit përkatës të zyrës së gjendjes civile, për shtetasit, që disponojnë pasaportë, kostoja e aplikimit do t’i ngarkohet punonjësit përgjegjës.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


01/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›