E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.338, DATË 19.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E MODELIT TË TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.338, DATË 19.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E MODELIT TË TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neni 53, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Pas pikës 9, të modelit të tregut të energjisë elektrike, miratuar me vendimin nr.338, datë 19.3.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modelit të tregut të energjisë elektrike”, të ndryshuar, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje:

“10.  Dispozita tranzitore

Sa kohë që OSSH, sha-ja, është shoqëri shtetërore, energjia elektrike, që prodhohet nga KESH, sha-ja, mbi kërkesën e furnizuesit publik me pakicë, i shitet OSSH, sha-së, për mbulimin e humbjeve, në sasinë që kërkohet prej saj. Çmimi i shitjes do të jetë çmimi i miratuar nga ERE, për furnizuesin publik me pakicë, për vitin, në të cilin realizohet shitja.”.

2.              Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektete nga data 1 janar 2009.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA

 


11/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›