E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.53, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NGARKIMIN E MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, PËR DISA MALLRA

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.53, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NGARKIMIN E MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, PËR DISA MALLRA DHE SHËRBIME, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE TË VARËSISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në shkronjën “b”, të pikës 1, të vendimit nr.53, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
 
“Përjashtimisht, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do t’i realizojnë vetë procedurat e prokurimit, për këtë shërbim.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›