V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT “PËR KONTROLLIN SHTETËROR PORTUAL” DHE NDRYSHIMIN E PËRSHTATUR MË 9 MAJ 2002”
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT “PËR KONTROLLIN SHTETËROR PORTUAL” DHE NDRYSHIMIN E PËRSHTATUR MË 9 MAJ 2002”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit “Për kontrollin shtetëror portual” dhe ndryshimin e përshtatur më 9 maj 2002”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT “PËR KONTROLLIN SHTETËROR PORTUAL” DHE NDRYSHIMIN E PËRSHTATUR MË 9 MAJ 2002
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit “Për kontrollin shtetëror portual” dhe ndryshimin e përshtatur më 9 maj 2002, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA PALLI