E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR NGRITJEN DHE VEPRIMTARINË E OBSERVATORIT TË TRANSPORTIT PËR EVROPËN JUGLINDORE (“SEETO”)”

V E N D I M

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR NGRITJEN DHE VEPRIMTARINË E OBSERVATORIT TË TRANSPORTIT PËR EVROPËN JUGLINDORE (“SEETO”)”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për ngritjen dhe veprimtarinë e Observatorit të Transportit për Evropën Juglindore (“SEE”)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR NGRITJEN DHE VEPRIMTARINË E OBSERVATORIT TË TRANSPORTIT PËR EVROPËN JUGLINDORE (“SEETO”)

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes për ngritjen dhe veprimtarinë e Observatorit të Transportit për Evropën Juglindore (“SEETO”).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›