V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN OPSIONAL, TË KONVENTËS SË OKB-SË “PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE”, PËR SHITJEN E FËMIJËVE, PROSTITUCIONIN DHE PORNOGRAFINË ME FËMIJ˔
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROKOLLIN OPSIONAL, TË KONVENTËS SË OKB-SË “PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE”, PËR SHITJEN E FËMIJËVE, PROSTITUCIONIN DHE PORNOGRAFINË ME FËMIJË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin opsional, të konventës së OKB-së “Për të drejtat e fëmijëve”, për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë me fëmijë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROKOLLIN OPSIONAL, TË KONVENTËS SË OKB-SË “PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE”, PËR SHITJEN E FËMIJËVE, PROSTITUCIONIN DHE PORNOGRAFINË ME FËMIJË
Në mbështetje të neneve 81, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin opsional, të konventës së OKB-së “Për të drejtat e fëmijëve”, për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë me fëmijë, bërë më 25.5.2000.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA PALLI