E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 686, DATË 18.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E DREJTËSISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA Në VENDIMIN NR. 686, DATë 18.6.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në FAKULTETIN E DREJTëSISë, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.686, datë 18.6.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Kutotat e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2009-2010, janë, gjithsej, 100, prej të cilave 19 për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë vendit. Ndarja e këtyre kuotave sipas programeve të studimeve, është, si më poshtë vijon:

a. Doktoratë në “Shkenca juridike civile”, 32 kuota;

b. Doktoratë në “Shkencat penale”, 32 kuota;

c. Doktoratë në “E drejta publike”, 36 kuota.”.

b) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.”.

c) Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“6. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi të përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë.”.

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


10/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›